Ja sa herë në muaj duhet të shkoni në muze, për të jetuar më gjatë

Shkuarja në teatër një herë në muaj mund të zvogëlojë rrezikun e një vdekje të parakohshme, pretendon një studim.

Fun

19/12/2019 18:25

Studiuesit e Kolegjit Universitar në Londër gjurmuan gati 7,000 të rritur mbi moshën 50 vjeç për 12 vjet, transmeton lajmi.net.

Vullnetarët që merreshin me art çdo muaj kishin 14 përqind më pak të ngjarë të vdisnin deri në fund të studimit.

Vizitat në muze, teatro, galeri arti më shpesh – një herë në muaj – ulnin rrezikun për 31 përqind, bënë të ditur rezultatet.

Hulumtimi shton prova që angazhimi në art mund të sjellë dobi për shëndetin tuaj.

Akademikët nuk ishin në gjendje të provonin se shkuarja rregullisht në teatër ishte shkaku i zvogëlimit të rrezikut sepse studimi nuk ishte vëzhgues. /Lajmi.net/