Vullkanët aktivë në të gjithë botën që mund të shpërthejnë në çdo moment
Vdekjet e fundit në Zelandën e Re kanë nxjerrë në pah rreziqet me të cilat mund të përballeni, nëse vizitoni vullkanet aktive.
Fun
Rënia e hirit, rrjedhja e llavës dhe gazrave të nxehtë mund të krijojnë situata të paqëndrueshme, për ata që i vizitojnë, por këto rreziqe shpesh edhe nuk vërehen, sidomos për ata që duan të përjetojnë një adrenalinë.
Megjithë rreziqet, turistët vazhdojnë të dynden në këto pika të paqëndrueshme për pamjet e jashtëzakonshme që shohin, transmeton Telegrafi.
Por, për ata që kërkojnë të eksplorojnë këto mrekulli natyrore, në të gjithë botën ka vullkane aktive që mund të shpërthejnë nga momenti në moment, që mund të shkojnë afër tyre (natyrisht në rrezikun tuaj), sepse shpesh personat e autorizuar i ndalojnë ata t’i vizitojnë, kur vullkani pothuajse është “afër shpërthimit”.
Kjo është një listë e vullkaneve në të gjithë botën që mund të në çdo moment.
Eyjafjallajokull, Islandë
Mali Merapi, Indonezi
Erta Ale, Etiopi
Mount Stromboli, Itali
Kilauea, Hawaii
Pacaya, Guatemala
Mali Etna, Itali
Sakurajima, Japoni