Kompania po paguan 4,500 euro dy persona të pinë kafe dhe të jetojnë në kështjellë

Firma e prodhimit të kafesë Geviala ka lansuar një kompeticion, i cili kërkon të paguajë dy persona që të konsumojnë kafe dhe të jetojnë në një kështjellë në Skoci.

Fun

16/12/2019 20:27

Fituesit do marrin rreth 4,500 euro, së bashku me shërbimet luksoze që ofron kështjella.

E ndërtuar më 1852-ën, kështjella ka 14 dhoma gjumi, e cila gjendet disa kilometra larg Edinburgut.

Çdokush që është mbi moshën 18 vjeçare dhe është banor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të aplikojë për vendin e punës.

Ju mund të aplikoni në uebfaqen e tyre (këtu) përpara mbrëmjes së 21 dhjetorit. Aplikacioni duhet të jetë në gjuhën angleze. /Lajmi.net/