Zbulohet çfarë i tha Modric Messit në ceremoninë e Topit të Artë
Luka Modric ka qenë sërish i ftuar në ceremoninë e Topit të Artë, kësaj here jo në garë për ta fituar atë, por për t’ia dorëzuar fituesit të radhës, Lionel Messi.
Sport
Ylli kroat kishte fituar Topin e Artë në vitin 2018, pas suksesit me Kroacinë në Kupën e Botës dhe suksesin në Ligën e Kampionëve me Real Madridin.
Modric i kishte dhënë fund dominimit në garën për Topin e Artë mes Messit dhe Ronaldos, që e fitonin për dhjetë vite radhazi.
“Urime, ti e meriton”, i tha Luka Modric argjentinasit Lionel Messi, përcjell lajmi.net.
Lionel Messi bëhet futbollisti i parë që fiton gjashtë herë Topin e Artë, duke e lënë pas Cristiano Ronaldon, me pesë Topa të Artë./Lajmi.net/