Guardiola pas barazimit: E vështirë, por duhet pranuar, nuk shfrytëzuam rastet

Pep Guardiola ka dhënë komentet e tijn pas ndeshjes Newcastle United – Manchester City.

Sport

30/11/2019 16:17

‘Citizens’ janë ndalur me barazim në ndeshjen ndaj Newcastle, duke i bërë një dhuratë të artë kështu skuadrës së Liverpool.

Trajneri i Man City, Guardiola, sigurisht se nuk ishte i lumtur pas ndeshjes, por nuk tregoi ndonjë shenjë dorëzimi.

“Është ajo me të cilën kemi jetuar në katër vitet e fundit. Ne gjetëm një rrugë sot, e gjetëm përsëri, por për fat të keq, në fund, pësuam një gol” ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“Ne nuk mund të shënonim të gjitha shanset që patëm; ata shënuan dy shanset që patën. Duhet ta pranojmë këtë. Të punojmë në forcë dhe të mësojmë nga kjo. Është e vështirë, por ne kemi vetëm dy ditë për t’u rikuperuar.”

“Në momente të mira, duhet qetësi, në momente të këqija, duhet jetuar atë lloj momenti” ka shtuar ndër të tjerash Guardiola.

Me një fitore eventuale ndaj Brighton, Liverpool shkon në +11 me Man City. /Lajmi.net/