Mbappe refuzon kontratën e PSG, dëshiron transferimin te Real Madrid
Kylian Mbappe dëshiron me çdo kusht transferimin te Real Madrid.
Sport
Sipas El Chiringuito, ylli francez do refuzojë çdo kontratë që i ofrohet nga Paris Saint-Germain.
Sipas nënës së Mbappe, që është edhe reprezentuesi i lojtarit, ka thënë se asnjë ofertë e kampionit të Ligue 1 nuk do të merret parasysh, transmeton lajmi.net.
Anësori i PSG ka shprehur haptazi dëshirën që një ditë ta vesh fanellën e bardhë.
Presidenti i klubit spanjoll, Florentino Perez po monitoron zhvillimet dhe do të ketë gati shumë shpejtë një ofertë të parefuzueshme. /Lajmi.net/