Ish-ylli i Juventusit del kundër babait të tij: Mos fol për jetën time

Moise Kean ka shpërthyer ndaj babait të vet pas komenteve të tij duke kritikuar transferimin e ish-sulmuesit të Juventusit te Everton gjatë verës.

Sport

18/11/2019 13:17

19-vjeçari kishte finalizuar lëvizjen e tij në Premierligë për një shumë prej 27 milionë funte, por ende nuk ka shënuar në nëntë paraqitjet e tij të para.

Dhe pasi babai i tij, Jean, pranoi se kishte dashur që djali i tij të bashkohej me Romën, në vend të kësaj, lojtari i Everton postoi një foto në Instagram duke hedhur poshtë kritikat, transmeton lajmi.net.

I riu u përgjigj në italisht dhe tha: ”Mos fol për jetën time kur e jotja nuk është një shembull. Unë nuk kam frikë nga kohërat e vështira kur më të mirat vijnë pas tyre”.

Përgjigja e ashpër e Kean vjen vetëm disa ditë pasi Jean kishte etiketuar transferimin e djalit të tij në Goodison Park një ‘gabim’. /Lajmi.net/