Sensacioni i Salzburg nis bisedimet me këtë skuadër
Sulmuesi i RB Salzburg, Erling Haaland mund të transferohet në verën e ardhshme te Juventus.
Sport
19-vjeçari këtë sezon ka impresionuar me paraqitjet e tij, gjë që ka bërë të fitojë vëmendjen e shumë gjigantëve evropianë.
“Zonja e Vjetër” është gati të shpenzojë një shumë të madhe të parave, pasi po e shohin norvegjezin si e ardhmja e klubit.
Çmimi i kërkuar është 80 milionë euro, por sipas mediave italiane agjenti Mino Raiola ka filluar kontaktet me klubin austriak.
Haaland ka shënuar 26 gola në 18 ndeshje të zhvilluara dhe është i kërkuar nga Real Madrid, Liverpool dhe Manchester United. /Lajmi.net/