Rodri flet pas humbjes: Ishim më të mirë se Liverpool

Rodrigo Hernandez ka dhënë komentet e tij pas humbjes nga Liverpool.

Sport

11/11/2019 16:33

Liverpool mposhti Manchester Cityn me rezultatin 3:1, për të shkuar në nëntë pikë përpara, duke rritur në maksimum shpresat për titullin e kampionit.

Edhe pse ‘Reds’ shënuan tri herë, mesfushori i Man City mendon se ata ishin me fat në fitoren e mbrëmshme.

“Mendoj se ishim shumë më të mirë në përgjithësi. Ne krijuam më shumë shansa sesa ata, por ata u afruan tri herë tek porta dhe shënuan tri gola” ka thënë Rodri, transmeton lajmi.net.

“Largohemi të mërzitur, sepse donim fitoren. Nuk mendoj se ata ishin më të mirë se ne, por konkretizuan rastet që kishin.

City tashmë duhet të shkrijë diferencën prej 9 pikëve me skuadrën e Liverpool, nëse duan të mbrojnë titullin e kampionit. /Lajmi.net/