Guardiola: Liverpooli, ndoshta skuadra më e mirë në botë
Pep Guardiola ka përshkruar Liverpoolin si ‘ndoshta skuadra më e mirë në botë për momentin’ para përballjes derbi të së dielës.
Sport
Të dielën ‘The Reds’ presin Manchester Cityn në ‘Anfield Road’, në një sfidë që pritet të jetë jashtëzakonisht interesante.
Liverpool nuk di për humbje këtë sezon, dhe gjen vetën në krye të tabelës në Premierligë me gjashtë pikë më shumë se Manchester City.
“Si trajner, unë e thashë edhe sezonin e kaluar kur fituam ligën, ata janë pretendenti më i mirë me të cilin jam përballur ndonjëherë në karrierën time në garën për titull”, ka deklaruar Guardiola, përcjell lajmi.net.
“Ishte arritja më e madhe, ose një nga arritjet më të mëdha, si një klub. Mbetet e njëjtë. Me siguri, tani ata janë skuadra më e fortë në botë”.
“Ata janë një ekip i jashtëzakonshëm”./Lajmi.net/