Numërohen mbi 12 mijë vota me kusht, prinë VV, PDK e dyta

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po numërohen votat me kusht të 6 tetorit.

Lajme

25/10/2019 16:13

Deri më tani në bazë të të dhënave janë numëruar 12123 vota me kusht.

Lëvizja Vetëvendosje prin me 3344 vota, PDK 2536 vota, LDK 2340, AAK 1880 vota , NISMA 563 vota dhe Lista Serbe ka 710 vota deri më tani.

Përveç votave me kusht, Qendra e Numërimit dhe Rezultateve do të numëroj edhe votat e personave me nevoja të veçanta. /Lajmi.net/