NBA: Williamson operohet me sukses, do të humb disa javë jashtë parketit

Zion Williamson do të humb xhirot e para të sezonit të ri në NBA.

Sport

21/10/2019 23:52

Lojtari me potencialin më të madh në NBA, Zion Williamson, për fat të keq ka pësuar një dëmtim para fillimit të sezonit, që për të do të jetë i pari në NBA.

Anëtari i Pelicans i është nënshtruar si pasojë një operimi, të cilin për fat e ka kaluar me sukses, transmeton lajmi.net.

‘Bleacher Report’ raporton se ‘bisha’ e Pelicans do të mungojë për gjashtë deri në tetë javë.

Williamson i është nënshtruar operacionit në miniskus. /Lajmi.net/