Kush janë personat që nuk po duan rikthimin e Neymar te Barcelona?
Lionel Messi ka deklaruar se disa persona te Barcelona janë kundër rikthimit të Neymar në ‘Camp Nou’.
Sport
Sulmuesi brazilian kishte bërë një largim kontrovers nga Barcelona në verën e vitit 2020, duke iu bashkuar PSG-së për 222 milionë euro.
Por, Neymar së fundi ka qenë shumë i lidhur me një rikthim te Barcelona, por sipas Messit, kjo është vështirë e mundshme të ndodh.
Ylli argjentinas, edhe pse nuk jep emra, thotë se janë disa persona që nuk duan rikthimin e tij, shkaku i mënyrës së largimit.
“Është e vështirë ta kthesh atë”, ka deklaruar Messi, përcjell lajmi.net.
“E para, sepse është vështirë ta shohësh largimin e tij, e dyta, për mënyrën se si u largua nga këtu”.
“Ka disa njerëz nga klubi dhe anëtarë që nuk duan rikthimin e tij”.
“Nëse flitet për sport, Neymar është një nga më të mirët në botë, por unë kuptoj edhe rrethanat tjera”./Lajmi.net/