ZYRTARE: Edhe Real Madrid jep propozimin për datën e ‘Clasicos’

Real Madrid ka reaguar menjëherë pas deklaratës së lëshuar nga faqja zyrtare e Barcelonës.

Sport

18/10/2019 15:11

‘El Clasico’ e parë e këtij sezoni po kalon nëpër shumë ‘teste’ jonormale, pas situatës së jashtëzakonshme në Kataloni, ku vendi po përballet me protesta të shumta.

Data e paraparë 26 tetor për zhvillimin e ‘El Clasico’ është shtyrë për shkaqe sigurie, kurse palët duhet të dakordohen për një datë tjetër, para të hënës.

Fillimisht, Barcelona propozoi që ndeshja të luhet më 18 dhjetor, për të ardhur më pas edhe reagimi i ‘Los Blancos’.

Në deklaratën zyrtare të Real Madrid gjithashtu propozohet që ndeshja të luhet më 18 dhjetor.

Me siguri se me dakordimin e dy palëve, Federata spanjolle nuk do të paraqes ndonjë problem.

Mbetet të pritet vetëm konfirmimi nga Federata e Futbollit të Spanjës. /Lajmi.net/