Punë e kryer: Kjo do të jetë skuadra e re e Mandzukic
Mario Mandzukic do të largohet nga Juventus gjatë afatit kalimtar të janarit, për të nisur një aventurë të re në Premierligë.
Sport
Sipas ESPN, Manchester United është në prag të nënshkrimit të Mario Mandzukic nga Juventus, përcjell lajmi.net.
‘Djajtë e Kuq’ kanë mungesa të mëdha në sulmin e tyre pas shitjes së Romelu Lukakut te Inter këtë verë.
Reprezentuesi kroat ka qenë i lidhur me Unitedit edhe gjatë verës së fundit, por një marrëveshje nuk ishte arritur.
Ai tani ka vendosur të largohet, pasi nuk është pjesë e skemave të Maurizio Sarrit te Juventus./Lajmi.net/