Apeli e rrëzon kërkesën e Ilir Metës për lirim nga paraburgimi, ish-presidenti i Shqipërisë mbetet në paraburgim

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës, i cili kishte kundërshtuar vendimin e shkallës së parë për pezullimin e afateve të paraburgimit ndaj tij. Trupa gjykuese ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO për pezullimin e afateve të paraburgimit të ish-presidentit dhe kreut të Partisë së Lirisë. Meta e kishte kundërshtuar vendimin në…

Lajme

17/09/2026 14:52

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës, i cili kishte kundërshtuar vendimin e shkallës së parë për pezullimin e afateve të paraburgimit ndaj tij.

Trupa gjykuese ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO për pezullimin e afateve të paraburgimit të ish-presidentit dhe kreut të Partisë së Lirisë.

Meta e kishte kundërshtuar vendimin në Apelin e Posaçëm, duke kërkuar shfuqizimin e tij. Me vendimin e sotëm, kërkesa e tij është rrëzuar.