“Liria ka Emër” mohon se ka hapur peticionin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale

Një peticion online është publikuar dje në emër të platformës “Liria ka Emër”, përmes të cilit qytetarët ftohen të nënshkruajnë në mbështetje të çlirimtarëve dhe për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.   Megjithatë, nga “Liria ka Emër” kanë mohuar se qëndrojnë pas këtij peticioni. Në një përgjigje për Lajmi.net, nga kjo platformë kanë bërë të ditur…

Lajme

17/09/2026 13:59

Një peticion online është publikuar dje në emër të platformës “Liria ka Emër”, përmes të cilit qytetarët ftohen të nënshkruajnë në mbështetje të çlirimtarëve dhe për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

 

Megjithatë, nga “Liria ka Emër” kanë mohuar se qëndrojnë pas këtij peticioni.

Në një përgjigje për Lajmi.net, nga kjo platformë kanë bërë të ditur se peticioni nuk është iniciuar nga ta dhe se rasti është raportuar në polici për përdorim të emrit të tyre.

“Sa i përket peticionit të djeshëm në emër të ‘Liria ka Emër’, nuk ka qenë i lëshuar nga ne dhe si të tillë e kemi raportuar në polici për përdorim të emrit të platformës”, thuhet në përgjigjen e tyre për lajmi.net.

Peticioni, i cili u shpërnda online, u bëri thirrje qytetarëve që të nënshkruajnë për mbështetjen ndaj çlirimtarëve dhe për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Ndërkaq, “Liria ka Emër” ka distancuar veten nga kjo iniciativë dhe ka bërë të ditur se ka ndërmarrë hapa për rastin, duke e raportuar në organet e rendit.

Përderisa “Liria ka Emër” ka mohuar publikisht se ka iniciuar peticionin, qytetarët këshillohen të jenë të kujdesshëm me faqet dhe formularët online që përdorin emrin e kësaj platforme apo të bëjnë thirrje për mbledhjen e të dhënave personale.

“Që nga mëngjesi, në Messenger-in dhe WhatsApp-in tim kanë ardhur shumë thirrje për të votuar kundër vendimit të Gjykatës Speciale përmes këtij linku”, shkruan nje qytetar.

❌KUJDES: MOS KLIKONI NË KËTO LINQE:

https://kunder-hages.vercel.app/

Linku është fake, andej keni kujdes dhe të mos jepni të dhëna personale në këtë faqe pa verifikuar më parë burimin e saj.

❌Linku që po qarkullon është:

kunder-hages.vercel.app