Ismaili: Vjosa Osmani ka dëshmuar paqëndrueshmëri, nuk ka bagazh të jetë kryeministre

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Besa Ismaili ka folur rreth kandidimit të Vjosa Osmanit për kryeministre të Kosovës nga radhët e LDK-së.

Lajme

01/10/2019 23:15

Ismaili që ka prejardhjen e njëjtë nga Mitrovica me kandidaten për kryeministre Vjosa Osmani, tha se ka respekt për të, mirëpo ka treguar shumë pa-qëndrueshmëri.

“Po me gjithë respektin, mendoj se shumë bashkëqytetar të mi do ta mbështesin. I dëshiroj shumë suksese, mirëpo me gjithë-atë kemi rezerva të caktuara në lidershipin që do të paraqesë për shkak të shumë pa-qëndrueshmërive  që  i ka dëshmuar deri më tani”, tha Ismaili.

YouTube player

Ismaili tha se Osmani ka pritur të kandidohet për kryeministër që të bëhet zëri i grave, gjë që nuk është e mirë.

“Në anën tjetër si grua ditën kur është kandiduar unë ende nuk isha në politikë dhe ajo që më ka penguar aso kohe është që pati thënë, “ja tani gratë e Kosovës e kanë një zë”, dhe pata shkruar një postim në Facebook dhe thash se gratë nuk duhet të presin të kandidohen që të bëhen zëri i gruas”, tha Ismaili.

“Mendoj se në aspektin e fuqizimit të grave, i mungon bagazhi që do të duhej ta kishte një lidere grua e një partie politike”, tha Ismaili.

Këto dhe shumë çështje të tjera për të cilat ka folur Ismaili mund t’i ndiqni në intervistën e saj të plotë për lajmi.net: