Leroy Sane pritet të kthehet në 2020, Bayern nuk humb interesimin për të

Leroy Sane pritet të jetë përsëri i gatshëm për lojë, në vitin 2020.

Sport

29/09/2019 12:53

Sane do të mësojë shumëçka për të ardhmen e tij gjatë kësaj jave, kur do të bëhen ekzaminimet e fundit për dëmtimin e tij.

Lojtari gjerman mund të kthehet në fushën e blertë në vitin 2020, kurse Bayern Munich në anën tjetër nuk po ndal interesimin për të, përcjell lajmi.net.

Sane pritej të mungonte deri në fund të marsit 2020, por lojtari është kthyer në palestër dhe po stërvitet me pesha 20 kilogramëshe.

Mjeku i skuadrës tek Gjermania dhe ai tek Manchester City janë shumë të lumtur me përmirësimin e anësorit 23 vjeçar. /Lajmi.net/