Barcelona ‘shpëtoi’ nga Dortmund, ja çfarë bëri De Jong
Frenkie de Jong ka filluar të shkëlqejë me paraqitjet e tij te skuadra e Barcelonës.
Sport
Frenkie de Jong është shëndërruar në një pike reference në mesfushën e Barcelonës, me ose pa Sergio Busquets.
“Mundo Deportivo” shkruan se prezenca e holandezit është thelbësore në formacionin e trajnerit Ernesto Valverde, transmeton lajmi.net.
Kjo u dëshmua edhe në barazimin e vështirë në udhëtim te Borussia Dortmund në Ligën e Kampionëve.
De Jong ishte i angazhuar edhe në krijimin e aksioneve por edhe në rikuperimin e topave.
Holandezi është duke u bërë gjithnjë e më bindës në rolin e tij. /Lajmi.net/