“Kapen” sërish LDK e VV, Haxhiu- Osmanit: Nuk është ndershme të keqcitosh
Ish-deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu i është kundrpërgjigjur kandidatës së LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmanit.

Lajme
Haxhiu në një postim në Facebook, i ka thënë Osamint se nuk është e ndershme që të keqcitohet Albin Kurti në atë që ka thënë për Elez Blakajn, sepse në këtë mënyrë nuk fitohet respekti.
Ajo ka shkruar se janë dy pohime që Kurti i ka bërë.
“Janë dy pohime të kryetarit Kurti: 1) Elez Blakajn do ta kthejmë si simbol; 2) Do ta bëjmë kryeprokurorin e shtetin dhe prokurorët që e luftojnë krimin e korrupsionin. Nuk është e ndershme të keqcitosh Vjosë, nuk fitohet respekti kështu”, ka shkruar Haxhiu.
Postimi i plotë:
Kryetari Kurti ka thënë fjalë për fjalë kështu:
“Ne Elez Blakajn e kthejmë menjëherë në Kosovë. Edhe s’ka me pasë as politikanë edhe as jo-politikanë, as mujsharë shpërdorues, as kriminelë e të korruptuar që do të guxojë ta përndjekë e ta kërcënojë, as publikisht e as privatisht. Elez Blakajn si simbol do ta kthejmë në Republikën e Kosovës, dhe, do ta bëjmë kryeprokurorin e shtetit e prokurorët që e luftojnë krimin e korrupsionin.”
Pra janë dy pohime të kryetarit Kurti: 1) Elez Blakajn do ta kthejmë si simbol; 2) Do ta bëjmë kryeprokurorin e shtetin dhe prokurorët që e luftojnë krimin e korrupsionin.
Nuk është e ndershme të keqcitosh Vjosë, nuk fitohet respekti kështu. /Lajmi.net/