Real Madrid përgatitet për ndeshjen ndaj PSG

Real Madrid u rikthye në stërvitje të dielën në mëngjes pasi mundi Levanten 3-2 të Shtunën, të fokusuar në udhëtimin e së mërkurës në Ligën e Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain.

Sport

15/09/2019 18:15

Zinedine Zidane e ndau ekipin në dy grupe: startuesit kundër Levantes dhe ata që nuk paraqitën ose ishin zëvendësues.

Grupi i parë pati një seancë të lehtë ndërsa grupi i fundit punonte më intensivisht, përcjell lajmi.net.

Gareth Bale stërviti normalisht pasi nuk u paraqit në ndeshjen ndaj Levante për shkak të pezullimit, kështu që qëllimi i tij do të jetë të zërë një vend në formacionin startues të Zidane dhe të vazhdojë formën e tij të shkëlqyer që nga pjesa e hershme e këtij sezoni.

Një tjetër lojtar që ka marrë vëmendjen për ndeshje në ‘Parc des Princes’ është Eden Hazard, i cili bëri debutimin e tij me Los Blancos kundër Levantes, por Zidane tha se ai duhet të stërvitet më shumë pasi kohët e fundit është rikthyer nga një dëmtim.

Lajmi i mirë është se Isco bëri një paraqitje në stërvitje, dhe ndërsa ai do të jetë i padisponueshëm për ndeshjet ndaj PSG dhe Sevillas, teksa ka hyrë në fazën e fundit të rehabilitimit. /Lajmi.net/