Super Muriqi, po vjen transferimi në Madrid?

Vedat Muriqi ka zgjuar interesim edhe nga një klub i madh evropian.

Sport

12/09/2019 13:16

Vedat Muriqi është duke zgjuar interesim nga top klubet evropiane.

Ylli i Kosovës së fundmi ishte përmendur si objektiv i Tottenham Hotspur në Premierligë.

Mirëpo, mediat turke raportojnë se së fundmi ai është duke u vëzhguar edhe nga Atletico Madrid, transmeton lajmi.net.

Muriqi ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në fillimin e sezonit të ri te Fenerbahce.

Formën e mirë dhe golat i ka përcjell edhe me Kosovën duke shënuar ndaj Republikës çeke dhe Anglisë. /Lajmi.net/