Diego Costa zbulon ëndrrën e Griezmann

Diego Costa ka mbrojtur vendimin e ish-shokut të skuadrës Antoine Griezmann për t'u larguar nga Atletico Madrid te Barcelona.

Sport

11/09/2019 23:54

Pas një sage të gjatë transferimi, francezi përfundimisht iu bashkua katalanasve në një transferim prej 120 milionë eurosh gjatë verës.

Costa mendon se ishte logjike që Griezmann të dëshironte të provonte veten e tij në një klub tjetër të madh dhe se fituesi i Kupës së Botës duhej kursyer nga kritikat, përcjell lajmi.net.

“Ëndrra e Griezmann ishte të luante me Lionel Messin dhe Luis Suarez”, tha ai në një shou në YouTube i quajtur Que Partidazo.

“Si futbollist ju gjithmonë dëshironi të provoni veten dhe është normale që ai do të dëshironte të luante atje, për të parë nëse ai mund të jetë një lojtar i rëndësishëm ashtu siç ishte në Atletico”.

“Ne nuk mund të themi asgjë të keqe”, shtoi ai. /Lajmi.net/