Pa fanellë, por gjithmonë në përkrahje të Kosovës – Rashica ndjek nga afër stërvitjet e kombëtares Dardane
Milot Rashica ka vërtetuar edhe një herë dashurinë e madhe për Kombëtaren e Kosovës.

Sport
Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e radhës së Kosovës, në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2020.
Kombëtarja e udhëhequr nga Bernard Challandes do të vihet në dy teste tejet të vështira, kundër Çekisë dhe Anglisë.
Para këtyre ndeshjeve, Dardanët kanë filluar përgatitjet e tyre, dhe sot në stadium është parë edhe Milot Rashica.
Rashica, i cili ka pësuar dëmtim me Werder Bremen, nuk do të jetë i gatshëm për të dhënë kontributin e tij, por me anë të një fotografie, ka dhënë përkrahjen e tij për Kosovën.
“FORCA KOSOVË” thuhet në mbishkrimin e fotografisë së publikuar nga Rashica, në ‘Facebook’, përcjell lajmi.net.
Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Çekisë do të luhet nesër, me fillim nga ora 15:00. /Lajmi.net/