Afërsia e Haradinajt me Naser Shalën – njeriun për të cilin reaguan SHBA-të e Britania
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë dorëheqje sot nga Bordi i Agjencisë Kosovare për Krahasimin dhe Verifikimin e pronës.
Lajme
Veprimi i SHBA-ve pason atë të Britanisë, dhe ndërlidhen me arsyen e njëjtë, atë që të dyja këto shtete e konsiderojnë të parin e kësaj Agjencie, Naser Shalën, si njeri të pakualifikuar për këtë pozitë, dhe i cili u shërbën interesave partiake, shkruan lajmi.net.
Naser Shala, në luftë i njohur me nofkën komandant “ftyra”, konsiderohet si njeri shumë i afërt me kryeministrin në dorëheqje, Ramush Haradinaj.
Madje këtë afërsi ai e shpreh edhe përmes postimeve të shpeshta në Facebook, ku herë pas here publikon foto me zyrtarë të lartë të AAK-së, ose shpërndan fotografi nga takimet e këtij subjekti.
Shala njihet edhe për afërsinë e tij me Nismën, kryetarin e saj Fatmir Limajn si dhe me deputetin Haxhi Shala.
Ish-komandant “Ftyra”, nga ambasada e Britanisë dhe SHBA-ve kishte marrë disa herë goditje për zgjedhjen e tij në krye të Agjencisë për Verifikimin e Pronës.
Ai ishte përshkruar si njeri i pakualifikuar për këtë pozitë, dhe person që u shërben interesave të tij partiake.