Amerikanët stërvitje në Shqipëri, mbërrijnë avionët e njësisë speciale operative të SHBA
Avionët e njësisë operative të forcave speciale ajrore të Shteteve të Bashkuara kanë mbërritur ne Shqipëri.
Lajme
Për një javë kjo njësi do të kryejë fluturime stërvitore në mbështetje të operacioneve speciale në Evropë.
Ekuipazhet e tre avionëve u vizituan edhe nga ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka dhe e ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones.
Për Xhackën prania e avionëve transportues të përmasave të tilla, të ushtrisë amerikane është një dëshmi e vëmendjes gjithnjë e më të shtuar, të Shteteve të Bashkuara ndaj Shqipërisë, e konkretizuar si në drejtim të trajnimit të efektivëve tanë.
Së shpejti flotës ajrore shqiptare pritet t’i shtohen edhe helikopterët “Black Hawk”, ndërsa ka filluar trajnimi i pilotëve dhe teknikëve nga garda kombëtare e New Jersey.
Postimi i plotw pa ndërhyrje:
Tre avionë “MC-130J Commando II” dhe ekuipazhet e tyre, pjesë e njësisë së operacioneve speciale amerikane në Evropë, përdorën këto ditë për qëllime stërvitore infrastrukturën dhe hapësirën tonë ajrore, e cila pritet të përmirësohet ndjeshëm me investimin në Bazën Ajrore të Kuçovës.
Prania e avionëve të përmasave të tilla të ushtrisë amerikane është dëshmi e vëmendjes gjithnjë e më të shtuar të SHBA ndaj Shqipërisë, vëmendje që vitet e fundit është konkretizuar me modernizimin e FA dhe trajnimin e ushtarakëve tanë.
Ndërkohë që njësia e operacioneve speciale amerikane zgjedh Shqipërinë si vendin e duhur për stërvitjen e tyre, në anën tjetër të oqeanit, një grup pilotësh të Forcës sonë Ajrore po stërviten për përdorimin e helikopterëve Black Hawk.
Falënderoj Qeverinë amerikane dhe taksapaguesit amerikanë për kontributin në rritje dhe vëmendjen gjithnjë e më të madhe ndaj hapave të sigurt që vendi ynë po hedh në drejtim të sigurisë dhe mbrojtjes.?????? . /Lajmi.net/