BE-ja do të krijojë një fond të trazicionit energjetik

Presidentja e re e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, njoftoi sot në Varshavë se BE-ja do të krijojë një fond special për tranzicionin energjetik për të ndihmuar rajonet që varen nga karboni që të heqin dorë nga energjitë fosile.

Bota

25/07/2019 23:38

Von der Leyen premtoi gjithashtu se do të organizojë një konsultim të gjerë për të ardhmen e Bashkimit Europian.

“Një investim gjigant do të jetë i nevojshëm në rajonet që duhet të zhvillojnë teknologjitë e reja dhe të rrisin punësimin, për këtë arsye do të krijojmë një Fond të Tranzicionit të Drejtë për të ndihmuar këto rajone”, deklaroi presidentja e KE-së gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Varshavë me kryeministrin polak, Mateusz Morawiecki.

Polonia, një vend që varet nga karboni, ka qenë një prej vendeve të BE-së që ka bllokuar në qershor një marrëveshje që fikson datën 2050 si horizontin për një Uninon ku nuk ka aspak prodhim të gazeve me efekt serrë.