City e kërkon Mbappen, ja çfarë ka bërë PSG
Paris Saint Germain thuhet se do të përpiqen të bllokojnë një ofertë të madhe nga Manchester City për Kylian Mbappe, duke i ofruar lojtarit një kontratë të re prej 860 mijë funtesh në javë.
Sport
Ylli francez i PSG-së, është objekt interesimi i kampionëve nga Premierliga, Manchester City.
Gjithsesi, gjithçka do të varet nga Barcelona, që vazhdon të mbajë të hapur interesimin për Neymar.
Gazeta franceze ‘El Pais’ deklaron se City ka tentuar të josh 20 vjeçarin për një transferim në Premierligë, me Pep Guardiolan që ka mbajtur kontakte të rregullta me Mbappen gjatë viteve të fundit.
PSG janë të frikësuar se do të mund të humbasin edhe Mbappen, dhe kanë vendosur që këtij të fundit t’i ofrojnë kontratë të re, duke e bërë atë lojtarin e dytë më të paguar në planet./Lajmi.net/