Everton arrin marrëveshje me yllin e Manchester City
Skuadra e Everton ka bërë një hap mjaft pozitiv në kuadër të merkatos verore.
Sport
Skuadra nga Premierliga ka arritur që të pajtohet me yllin e Manchester City, Fabian Delph, raporton ‘The Times’, transmeton lajmi.net.
Shuma me të cilën kanë filluar bisedimet thuhet të ketë qenë 9.5 milionë euro, për tu rritur në 11 milionë.
Delph është në vitin e fundit të kontratës së tij me Man City dhe duket se ai nuk do të vazhdojë qëndrimin në ‘Etihad’.
Lojtari ishte aktivizuar nga Guardiola në krahun e majtë të mbrojtjes për shkak të dëmtimeve të shumta, kurse për pozitën e tij natyrale, si mesfushor, gjasat zbehen edhe më shumë me ardhjen e Rodri në skuadër. /Lajmi.net/