Juventusi i kundërpërgjigjet Realit, kjo është oferta për Pogban

Juventusi thuhet se është i gatshëm të sakrifikojë Paulo Dybalan për Paul Pogban, por Manchester United vazhdon të kërkojë 150 milionë euro.

Sport

03/07/2019 13:19

Sipas gazetarit të Gazzetta dello Sport Nicolo Schira, Juve mbetet në kontakt me agjentin Mino Raiola për kthimin e Pogbas.

Schira shpjegon se drejtori sportiv Fabio Paratici është ‘gati’ për të ofruar 60-70 milionë euro plus Dybalan për mesfushorin, përcjell lajmi.net.

E ardhmja e sulmuesit duhet të vendoset shumë shpejt pasi Argjentina u eliminua nga Kupa e Amerikës dhe United ka qenë një prej klubeve të interesuara për të.

Gjithsesi, ‘Djajtë e Kuq’ janë të vendosur të mos e lëshojnë francezin pa paguar 150 milionë euro.

Oferta e fundit e ‘Zonjës së Vjetër’ vije pasi Reali ofroi Bale plus para për shërbimet e Pogbas. /Lajmi.net/