Përfitimet shëndetësore nga ngrënia e shalqirit gjatë verës
I pasuruar me vitamina, minerale dhe ushqyes, shalqiri është një ndër frutat që nuk duhet ta neglizhoni gjatë sezonit të verës.
Lifestyle
Fruti në fjalë është jashtëzakonisht hidratues, me deri në 92% përqind përmbajtje uji, duke e bërë të ulët në yndyrë, transmeton lajmi.net.
Ngrënia e shalqirit në baza ditore mund t’iu ndihmojë në përmirësimin e shëndetit kardiovaskular, si dhe mbrojtjen e syrit.
Veç kësaj, ky frut iu rekomandohet edhe atyre që kanë probleme me ballafaqimin e gripave të shpeshtë, meqë kontribuon në përforcimin e sistemit imunitar.
Sido që të jetë, ndiqeni listën e plotë të arsyeve përse shalqiri duhet të jetë prezent në tavolinat tuaja përgjatë verës:
Mban yndyrën larg
Shalqiri është jashtëzakonisht i ulët në kalori dhe mund të konsumohet nëse synohet në humbjen e peshës. Një sasi e vogël e shalqirit përmban vetëm rreth 80 kalori.
Kontrollon shtypjen e gjakut
Kaliumi, magneziumi dhe aminoacidet e pranishme në shalqi punojnë për të ruajtur shëndetin e enëve të gjakut dhe për të siguruar rrjedhje të qetë të tij.
Përmirëson shëndetin e syve
Shalqiri është një burim i madh i vitaminës A që ndihmon në prodhimin e pigmenteve në retinën e syrit, e cila mbron degjenerimin makular të moshës. /Lajmi.net/