Trim Jetullahu bashkëpunim me një nga këngëtaret më të njohura të estradës

Trimi njoftoi fansat se gjatë verës do të publikojë bashkëpunimin e radhës.

ShowBiz

24/06/2019 20:01

Trim Jetullahu ka njoftuar publikun se shumë shpejt do sjell një duet me një nga këngëtaret më me famë në estradën shqiptare, shkruan lajmi.net.

I ftuar në emisionin ‘Ftesë në pesë’ këngëtari kumtoi lajmin se gjatë verës do të publikohet një nga tre bashkëpunimet e planifikuara.

Ai i u vu përballë emrave të njohur të artisteve shqiptare me të cilat do të bashkëpunonte dhe prej tyre zgjodhi Dhuratën, Ronelën, Tayna-n, Dafinën dhe Beatrix-in.

Më pas konfirmoi se pikërisht me një nga këto këngëtare do e ketë bashkëpunimin e radhës, pa konfirmuar ndonjë emër. /Lajmi.net/