Dy të mitur e bëjnë për spital 37 vjeçarin në Deçan
Patrullat policore të Deçanit kanë dalur në vendngjarje dhe e kanë marrë vesh se viktima është dërguar në QKMF të Deçanit me emergjencë.
Lajme
Personi i lënduar pastaj është transferuar në Pejë, për shkak të gjendje shëndetësore, i njëjti është dërguar në QKUK të Prishtinës.
Policia pas hetimeve ka arrestuar dy të dyshuar të mitur të cilët kanë kryer veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’.
Ky është njoftimi i plotë i policisë:
Me datën 28 maj 2019, rreth orës 11:50, Policia është informuar se nga QKMF-Deçan një person i lënduar është transferuar në Spitalin Rajonal në Pejë.
Patrullat policore pranë stacionit policor Deçan, kanë dalur në vendin e ngjarjes, për të kuptuar rrethanat e këtij rasti, aty kanë takuar një person i cili deklaron se viktimën SH.G lindur me 1982 m/k/sh e ka dërguar në emergjencë.
Perosni i lënduar nga spitali rajonal në Pejë, për shkak të gjendjes shëndetësore, është transportuar në QKUK-Prishtine për tretman adekuat.
Njësitet policore të Stacionit Policor Deçan së bashku me njësitin e Hetimeve Rajonale DRP-Pejë, pas një pune intensive operative-hetimore kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë 2 (dy) të dyshuar (të mitur), të cilët kanë kryer veprën penale ‘lëndim i rendë trupor’
Me urdhër të Prokurorit të shtetit të dyshuarit janë ndaluar për 24- orë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme. /Lajmi.net/