“Vendimi i Griezmann, i pakthyeshëm”
Presidenti i Ateltico Madrid, Enrique Cerezo, ka thënë vendimi i Antoine Griezmann për t’u larguar është i pakthyeshëm.
Sport
Ylli francez javën e kaluar njoftoi se do të largohet nga Atletico Madrid pas qëndrimit pesë vjeçar.
Cerez, këtë vendim e cilëson të pakthyeshëm, duke i uruar lojtarit suksese në aventurën e re.
“Është i pakthyeshëm”, është përgjigjur Cerezo në pyetjen nëse mund të ndryshohet vendimi i Griezman, përcjell ‘lajmi.net’.
“Gjëja e vetme që mund t’i them është që të ketë fatin që e kishte këtu”, ka vazhduar ai.
“Dhe, dua që ai të trajtohet siç është trajtuar këtu”./Lajmi.net/