​Ndeshjet e Championsit nisin me një minutë heshtje, UEFA zbulon arsyen

Të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve këtë javë do të nisin me një moment heshtjeje në nderim të viktimave të përmbytjeve shkatërruese që goditën Nepalin më 26 gusht. Vendimi është marrë nga UEFA, e cila ka bërë të ditur se para çdo ndeshjeje të kësaj jave do të mbahet një minutë heshtje si shenjë…

Sport

08/09/2026 12:51

Të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve këtë javë do të nisin me një moment heshtjeje në nderim të viktimave të përmbytjeve shkatërruese që goditën Nepalin më 26 gusht.

Vendimi është marrë nga UEFA, e cila ka bërë të ditur se para çdo ndeshjeje të kësaj jave do të mbahet një minutë heshtje si shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për popullin e Nepalit dhe familjet e prekura nga kjo tragjedi.

Përveç momentit të heshtjes, në stadiume do të shfaqet edhe një baner me mesazhin “You are not alone Nepal” (Nuk jeni vetëm, Nepal).

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, tha se e gjithë familja e futbollit evropian do të bashkohet për të shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen për popullin e Nepalit.

“E gjithë familja e futbollit evropian do të qëndrojë së bashku para ndeshjeve të kësaj jave për të shprehur ngushëllimet tona më të thella dhe mbështetjen për popullin e Nepalit. Urojmë që ata të kenë forcë dhe qëndrueshmëri teksa vazhdojnë të rimëkëmben nga kjo tragjedi dhe pasojat e saj”, deklaroi Ceferin.

Kështu, edhe ndeshjet e para të fazës së ligës në edicionin 2026/27 të Ligës së Kampionëve do të nisin me një mesazh të fuqishëm solidariteti për viktimat dhe të prekurit nga fatkeqësia në Nepal.