Klopp me mesazh të qartë për rivalët: Ky është vetëm fillimi
Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka uruar Manchester Cityn për titullin e fituar, njëkohësisht ka përgëzuar ekipin e tij për luftën që bën deri në fund.
Sport
Pas fitores 2-0 ndaj Wolves, trajneri gjerman foli për BBC Sport, ku gjithashtu tha se ky është vetëm fillimi për ekipin e tij.
Ish-trajneri i Dortmund gjithashtu theksoi se tashmë skuadra e tij duhet të përgatitet për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Tottenham, më 1 maj, përcjell lajmi.net.
“Urime Manchester City. U munduam ta bënim sa më të vështirë të ishte e mundur për ta. Jam shumë krenar për djemtë e mi. Është e pabesueshme se çfarë kanë bërë këta djem gjatë këtij sezoni. Kemi punuar shumë, po ashtu edhe City. Qëllimi ynë gjatë kësaj jave ishte të kapnim 97 pikë”, tha Klopp.
“Sot nuk është një ditë e mirë, por kemi shumë kohë për t’u përgatitur për ndeshjen e rëndësishme pas tre javëve. Skuadra ka bërë hapa gjigantë këtë sezon. Është një sezon i veçantë, më i mirë se ai që kam bërë me Borussia Dortmund që u shpalla kampion. Megjithatë kishte një skuadër më të mirë se ne”.
“Ky është vetëm hapi i parë. Gjithmonë pas një viti të mirë kemi humbur lojtarët kyçë të skuadrës, por këtë herë nuk do të ndodhë kështu”, përfundoi ai. /Lajmi.net/