Barcelona 2:1 Real Sociedad, notat e lojtarëve
Barcelona e ka mbyllur me fitore edhe xhiron e 33-të në La Liga.
Sport
Në ‘Camp Nou’, katalanët kanë arritur që ta mposhtin skuadrën e Real Sociedad me rezultatin 2:1.
Golat në këtë takim për skuadrën vendase u realizuan nga dyshja e mbrojtjes, Clement Lenglet dhe Jordi Alba, shkruan lajmi.net.
Në anën tjetër, për skuadrën mysafire, ishte Juanmi ai që shënoi golin e vetëm, por që nuk ishte i mjaftueshëm as për një pikë.
Paraqitje të mirë, por jo si gjithnjë, pati edhe Lionel Messi, i cili arriti të regjistronte një asistim (goli i Jordi Alba).
Më poshtë, lajmi.net ua përcjell notat e lojtarëve për këtë ndeshje, sipas ‘WhoScored’. /Lajmi.net/