Solskjaer ka gati listën ‘anti – Barca’, shumë risi për udhëtimin në ‘Camp Nou’

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka bërë të ditur listën me emrat që do të udhëtojnë drejt Barcelonës.

Sport

15/04/2019 14:36

Manchester United do ta luajë ndeshjen e dytë çerekfinale në kuadër të Ligës së Kampionëve, në Kataloni, para tifozëve të Barclonës.

Në ndeshjen e parë, ‘djajtë e kuq’ ishin mposhtur në shtëpi para tifozëve të tyre, me rezultatin minimal 0:1.

Përkundër rezultatin, entuziazmi është shumë i madh në skuadrën e Man United, të cilët synojnë një përmbysje sikur kundër Paris Saint Germain, kur gjenin vetën 0:2 në ndeshjen e par.

Solskjaer ka bërë të gjitha përgatitjet, dhe ka përpiluar listën ‘Anti Barcelona’ që do të udhëtoj drejt ‘Camp Nou’.

Në listë shihen shumë ndryshime, pasi për skuadrën janë rikthyer disa lojtarë që vuanin nga lëndimet, si Alexis Sanchez, Nemanja Matic e Matteo Darmian, përcjell lajmi.net.

Gjithashtu, në listë mungojnë dyshja Luke Shaw ( i suspenduar) dhe Ander Herrera, i cili nuk ka qartësuar akoma të ardhmen e tij me skuadrën.

Lista e plotë:

Portierët: De Gea, Romero, Grant

Mbrojtësit: Dalot, Darmian, Young, Jones, Lindelof, Rojo, Smalling, Shaw*

Mesfushorët: McTominay, Matic, Fred, Pereira, Pogba, Lingard, Mata,

Sulmuesit: Martial, Sanchez, Lukaku, Rashford

Së bashku me lojtarët do të udhëtoj edhe ish trajneri legjendar, Sir Alex Ferguson. /Lajmi.net/