Courtois i dërgon një tjetër mesazh Hazardit

Thibaut Courtois i dërgon një tjetër mesazh Hazardit

Sport

28/03/2019 10:48

Thibaut Courtois vazhdon të kërkojë transferimin e Eden Hazard te Real Madrid.

Portieri belg verën e kaluar iu bashkua Real Madridit nga Chelsea, dhe rrugën e tij po kërkon ta ndjekë edhe Eden Hazard.

Dëshirën për të kaluar te Real Madrid, se ka fshehur asnjëherë as Edin Hazard, që ka pranuar se do t’i pëlqente që një ditë të punonte me Zinedine Zidanen.

“Secili vendos se çfarë bën me jetën e tij”, ka deklaruar Courtois për ‘Onda Cero’, përcjell ‘lajmi.net’.

“Për mua, ai është një nga më të mirët në botë dhe si mik unë do të doja që ai të jetë këtu”./Lajmi.net/