Pirro Çako dhe Ardit Gjebrea po vijnë me bashkëpunim?

Fotoja e fundit e Ardit Gjebresë flet shumë.

ShowBiz

25/03/2019 23:08

Pas postimit të një fotografie, Ardit Gjebrea ka lënë të kuptohet se ai dhe Pirro Çako po vijnë me një bashkëpunim, shkruan lajmi.net.

Projekti i fundit i Çakos ishte ai me Xhensila Myrtezajn, kënga “Sekreti im” dhe siç duket tani po punon diçka me Arditin.

“Pirro Çako nuk ndalet! Sapo ka dalë nga “furra” një tjetër superkëngë!”, ka shkruar Gjebrea në Instagram.

Komentet e ndjekësve nuk kanë munguar të cilët thonin se mezi po e presin që kënga të publikohet. Se për çfarë projekti bëhet fjalë mbetet ta shohim./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BvclDzQHrwG/