Isuf Gashi, i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale
I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish-luftëtari i UÇK-së, Isuf Gashi nga Komuna e Rahovecit.
Lajme
I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është Isuf Gashi, ish-luftëtari i UÇK-së nga Komuna e Rahovecit, raporton lajmi.net.
Ky lajm është konfirmuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Rahovec.
Sipas njoftimit, Isuf Gashi do të intervistohet nesër, mirëpo nuk është bër e ditur se në çfarë cilësie është ftuar nga Specialja, shkruan më tutje lajmi.net.
Po ashtu në këtë njoftim bëhet e ditur se Isuf Gashi ishte ushtar i celulave te para të UÇK-së, njeri ndër themeluesit e Shtabit Regjional ne Drenoc të Rahovecit ku si rrjedhojë u formua edhe Brigada 124 “Gani Paçarizi”, e më vonë edhe Zona Operative e Pashtrikut.
Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:
I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale ne komunën e Rahovecit është Isuf Gashi-Baca i cili do te intevistohet nesër me: 20.02.2019
Isuf Gashi ishte ushtar i celulave te para të UÇK-së, njeri ndër themeluesit e Shtabit Regjional ne Drenoc të Rahovecit ku si rrjedhojë u formua edhe Brig.124,,Gani Paçarizi ” e më vonë edhe Zona Operative e Pashtrikut.
Është invalid i luftës i cili u plagos rëndë ne vitin 1998. Jemi të sigurt qê ky do ti mbroj vlerat e luftës së UÇK-së në mënyrë dinjitoze dhe do ti ngrit vlerat e kësaj lufte edhe mê lartë!
Respekt për bashkëluftëtarin Isuf Gashi dhe gjithë luftëtarët e lirisë!. /Lajmi.net/