Abidal tregon synimet e Barcelonës për këtë edicion

Barcelona ka luajtur një sezon shumë të mirë deri në këtë pikë të edicionit.

Sport

18/02/2019 22:00

Skuadra katalane është lidere në kampionatin spanjoll, dhe ka kaluar me sukses fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ata luajnë edhe në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit, ku përballë kanë Real Madridin dhe gjasat për kalimin tutje janë 50/50.

Por, cilat në të vërtetë janë synimet e kampionëve të Spanjës? Abidal ka treguar të gjitha.

“Synimi ynë është që të fitojmë Ligën e Kampionëve” ka thënë Abidal për  ‘Mundo Deportivo’, transmeton lajmi.net.

Kjo lë të kuptohet se La Liga dhe Kupa  e Mbretit janë sekondare në listën e dëshirave të katalanëve.

Abidal ka shtuar se skuadra është e determinuar që në çdo mënyrë ta ketë për vete trofeun që konsiderohet si më i vlefshmi në garat e klubeve.

Edhe Lionel Messi në fillim të sezonit kishte bërë të ditur se objektivi kryesorë do të jetë Liga e Kampionëve. /Lajmi.net/