Milan po e transferon sensacionin e Serie A
Gonzalo Higuain duket se është afër të largohet nga Milano dhe këta të fundit nuk po qëndrojnë duarkryq.
Sport
Milan janë afër të arritjes së marrëveshjes me sulmuesin e Genoa, Krzysztof Piatek, sipas Gianluca Di Marzio, transmeton lajmi.net.
Skuadrat do të takohen gjatë së premtes për të diskutuar rreth të ardhmes së polakut.
Lojtari ka qenë sensacioni i këtij sezoni në Serie A duke shënuar 19 gola në 21 paraqitje këtë sezon.
Piatek shihet të jetë zëvendësuesi i Gonzalo Higuain, i cili është shumë afër kalimit tek Chelsea. /Lajmi.net/