Bild zbulon planin e fshehtë të Borussia Dortmundit

Borussia Dortmund njihet si skuadra me më së shumti përfitime nga shitjet e lojtarëve.

Sport

16/01/2019 16:30

Liderët e Bundesligës viteve të fundit kanë zbatuar një politikë duke blerë lojtarë me çmime të lira, e duke i shitur pastaj me çmime marramendëse.

Rasti i fundit është shitja e Christian Pulisic te Chelsea, ndërsa verën e kaluar njëjtë kanë vepruar edhe me Ousmane Dembele, që për 120 milionë euro e shitën te Barcelona.

Raportohet se vetëm në tri vitet e fundit, Borussia Dortmund ka fituar rreth 300 milionë euro nga shitjet e lojtarëve me çmime të larta.

Por, ‘milionerët’ kanë vendosur që të ndryshojnë këtë politikë të klubit, sidomos kur është fjala për Bayern Munich.

‘Bavarezët’ jo pak herë në sezonet e fundit kanë ‘dobësuar’ Borussia Dortmundin, duke ia blerë lojtarët më të mirë, siç kanë vepruar me Robert Lewandowskin, Mario Gotze dhe Matts Hummles.

Bild bën të ditur se Borussia Dortmund kanë vendosur që të mos i shesin më lojtarë Bayern Munich, pasi duan të mbesin skuadër konkurrente në garën për titull në Bundesligë.

Vlen të cekët se Dortmund ka përmbyllur me suksesin pjesën e parë të sezonit në Bundesligë, duke kryesuar me 42 pikë, gjashtë më shumë se Bayern Munich./Lajmi.net/