Barcelona po e transferon goalshënuesin e tretë më të mirë në La Liga
Barcelona po e kërkon një partner të Luis Suarezit në sulm.
Sport
Barcelona dëshiron ta transferojë një sulmues në këtë afat kalimtar, ku tashmë ka një shënjestër.
Skuadra katalonase po tenton ta transferojë sulmuesin e Gironas, Christian Stuani, përcjell lajmi.net.
Stuani po kalon nëpër një formë të lartë në këtë sezon, andaj Barcelona dëshiron ta transferojë atë si sulmues të dytë.
Sulmuesi është golashënuesi i tretë më i mirë në La Liga në këtë sezon, duke shënuar 12 gola, ndërsa aktualisht është 32-vjeçar. /Lajmi.net/