Barcelona merr një lajm të hidhur nga Rabiot

Adrien Rabiot do të largohet nga PSG-ja në këtë muaj.

Sport

14/01/2019 10:25

Adrien Rabiot është bërë cak i shumë skuadrave, ndërsa PSG kërkon 15 milionë euro nga shitja e tij.

Barcelona ka kohë që po e kërkon mesfushorin francez, por në garë janë edhe Chelsea, Tottenham, Manchester City dhe Bayern Munich, përcjell lajmi.net.

Skuadra katalonase është duke i prirë garës për shërbimet e Rabiot, ndërsa i duan shërbimet e tij në këtë muaj.

Katalonasit shpresonin ta transferonin atë si transferim të lirë në këtë verë, por ata rrezikojnë ta humbasin atë dhe do ta paguajnë shumën. /Lajmi.net/