Arrihet marrëveshja: Icardi kalon te Real Madrid
Real Madrid dëshiron ta transferoj Mauro Icardin qysh në këtë afat.
Sport
Mauro Icardi ka refuzuar ta nënshkruaj kontratën me Interin, duke marrë parasysh që Real Madrid po interesohet për të.
Sulmuesi argjentinas u ka bërë me dije nerazurëve se do të largohet qysh në këtë afat, pasi e dëshiron kalimin në ‘Santiago Bernabeu’, përcjell lajmi.net.
Real Madrid do t’i paguajë 110 milionë euro për transferimin e Icardit, që ka kontratë deri në vitin 2020 me Interin.
Inter kishte tentuar t’i ndryshonte klauzolën, mirëpo argjentinasi ka refuzuar një gjë të tillë. /Lajmi.net/