E pranon Majk: Jam i dashuruar
Majk njihet për lidhjet e tij të dashurisë.
ShowBiz
Reperi i njohur Majk, në mediat rozë ishte tejet i komentuar për lidhjet e dashurisë me emra të njohur, shkruan lajmi.net.
Në pyetjen e ndjekësve se a është i dashuruar? Reperi nuk heziton fare të thotë PO, edhe pse nuk ka zbuluar asgjë më shumë.
Nuk dihet këtë herë, kush është vajza që ia ka rrëmbyer zemrën, Majkit por sidoqoftë i urojmë shumë fat.
Nga lidhja që kishte me bukuroshen, Majlinda Zeka ai tanimë ka një djalë, të quajtur, Roan. /Lajmi.net/