Erdogan tregon ashpërsinë e tij edhe me yllin e NBA
Ylli i NBA, Enes Kanter duket se do të jetë pishman për kritikat e tij ndaj presidentit të Turqisë, Recep Tayip Erdogan.
Sport
Qendra e New York Knicks në korrik të vitit 2017 kishte kritikuar presidentin turk me anë të një postimi në “Twitter”, dhe që nga atëherë gjërat nuk kanë ecur mirë në raportet e tij me qeverinë turke.
Në maj të vitit 2017, lojtarit të NBA i është anuluar pasaporta nga ambasade turke, transmeton lajmi.net.
Pastaj, po atë muaj, ishte lëshuar një urdhër arresti nga qeveria turke për lojtarin e Knicks.
Në qershor të vitit 2018, problemet për Kanter kanë vazhduar, pasi babai i tij ishte arrestuar nga qeveria e Turqisë.
Si pasojë e gjithë këtyre problemeve, lojtari ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e skuadrës së New York Knicks për ndeshjen që ata do ta luajnë në Londër. /Lajmi.net/